Nëntë vetëvrasje për 12 muaj në rajonin e Tetovës

Tetova

Nëntë vetëvrasje për 12 muaj në rajonin e Tetovës

Më: 7 janar 2017 Në ora: 20:57
Ilustrim

Psikologët thonë se vetëvrasja si fenomen me përmasa shqetësuese deri pak kohë më parë ndjehej vetëm prej së largu, ndërkaq si dukuri tejet e errët psiko-sociale, gjithnjë e më shumë merr përmasa e më të mëdha. Po ashtu në numër mjaft të konsiderueshëm janë edhe tentimet për vetëvrasje. Sipas psikologëve, kjo është pasojë edhe e përdorimit të tepruar të televizorit dhe ndikimit të rrjeteve sociale.

Edhe vetëvrasjet shënojnë rritje në rajonin e Tetovës. Këtë e konfirmojnë statistikat e policisë, të cilët thonë se vitin që po e lëmë pas kanë ndodhur 9 raste të vetëvrasjeve, gjegjësisht katër më shumë se në vitin 2014.

“Vitin e kaluar në rajonin më të gjerë të Tetovës gjithsej janë regjistruar 9 vetëvrasje ose 4 më shumë në krahasim me vitin paraprak 2015. Të gjithë të vetëvrarët janë të gjinisë mashkullore. Në të shumtën e rasteve ata janë varë, por ka raste edhe të përdorimit të armëve të zjarrit. Shkaqet më të shpeshta të këtyre vetëvrasjeve në këtë periudhë janë shkaqe të gjendjes shpirtërore, gjegjësisht ç`rregullime psikike, por edhe marrëdhëniet e prishura familjare, depresioni dhe të tjera”, njofton zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

Në ndërkohë, psikologët thonë se vetëvrasja si fenomen me përmasa shqetësuese deri pak kohë më parë ndjehej vetëm prej së largu, ndërkaq si dukuri tejet e errët psiko-sociale gjithnjë e më shumë merr përmasa më të mëdha edhe në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat