Tetovë, akoma rrugë të papastruara nga bora

Tetova

Tetovë, akoma rrugë të papastruara nga bora

Më: 14 janar 2017 Në ora: 17:34
Pastrimi i rrugeve ne Tetove

Dhjetë ditë pas reshjeve të para, bora ende mban peng shumë rrugë e Tetovës. Në qendër të qytetit trotuaret janë thuajse të pakalueshme, me akuj, borë dhe pellgje uji, ndërsa vetëm 500 metër larg qendrës bora vazhdon të qëndrojë jo vetëm në trotuare por edhe në rrugët kryesore.

Të papastruara janë edhe hyrjet para dhe përreth institucioneve të rëndësishme, ndërsa në gjendje më të rëndë është rruga dhe oborri i Qendrës për Kulturë. As rrugët përreth të cilat frekuentohen nga mijëra banorë nuk janë në gjendje më të mirë.

Pastrimi i rrugëve lokale dhe bulevardeve të qytetit janë në kompetencë të Komunës së Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat