Një pjesë e qytetarëve të Tetovës nuk kanë ujë të pastër për pije

Tetova

Një pjesë e qytetarëve të Tetovës nuk kanë ujë të pastër për pije

Më: 25 janar 2017 Në ora: 17:45
Ilustrim

Qytetarët e rrugës “Ivo Lola Ribar” në Tetovë nuk kanë ujë të pastër për pije. Ata thonë se me këtë problem ballafaqohen tanimë dhjetë vite, ndërsa një pjesë e tyre thonë se kohëve të fundit në ujë është vërejtur një sasi e madhe e rërës.

Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se uji është i ndotur për shkak se qyteti nuk ka stacione filtruese për pastrimin e ujit. Por në rastin konkret në rrugën “Ivo Lola Ribar” thonë se bëhet fjalë për defekt lokal për shkak se sipas tyre matjet e fundit tregojnë se uji në këtë pjesë të qytetit është i pastrët dhe i pijshëm.

Ndërsa nga Ndërmarrja “Ujësjellësi dhe kanalizimi” pranë Ndërmarrjes komunale “Tetovë”, nuk dhanë asnjë përgjigje në lidhje me këtë problem, që ballafaqohen disa qytetarë të Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat