Pas mbylljes së Jugohromit, Tetova me ajër më të pastër

Tetova

Pas mbylljes së Jugohromit, Tetova me ajër më të pastër

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 17:28
Jugohromi

Vazhdon debati i ndotjes enorme të ajrit ambiental në Maqedoni. Fusha e Pollogut, gjegjësisht Tetova me rrethinë, pas mbylljes së kombinatit metalurgjik "Jugohrom" po shënon rrënje të ndotjes së ajrit.

Para dy ditësh, stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit nëpër qytetet e Maqedonisë alarmuan për një shkallë të lartë të ndotjes, por çuditërisht Tetova mbante vendin e 10-të në listë. Ky fakt mahniti Tetovarët, duke pasur parasysh që gjatë ditëve kur furrat e kombinatit metalurgjik "Jugohrom" ishin aktive, Tetova gjithmonë kryesonte listën e qytetit më të ndotur me grimcat kancerogjene PM10, që janë tregues kryesorë të ajrit të ndotur.

Me mbylljen e Jugohrom 700 persona mbetën të papunë ndërsa sindikata në bashkëpunim me udhëheqësinë e Jugohromit siguruan rroga për punëtorët edhe për muajin dhjetor por më pas nuk dihet se çfarë do të ndodhë me fatin e punëtorëve të Jugohromit.

Kryetari i Sindikatës së "Jugohromit" kërcënon se nëse nuk ndërmerren masa konkrete për rihapjen e kombinatit ose për financimin e punëtorëve deri në vendosjen e filtrave, do të radikalizohen protestat të cilat po i organizojnë në kontinuitet.

“Janë të shurdhër gjithë, prandaj neve nuk na mbetet asgjë tjetër përveç se të marrim hapa të mëtutjeshëm dhe më radikal që të protestojmë në bllokimin e rrugëve dhe të bëjmë presione tjera”, thotë Bajram Hamiti, Kryetarë i sindikatës së Jugohromit.

Mirëpo Lëvizja "Eco Guerilla" thotë se hapja e "Jugohromit" pa vendosjen e filtrave është e kundërligjshme dhe shumë e dëmshme për banorët e zonës së Pollogut. Nga "Eco Guerilla" kërkojnë zgjidhje për punëtorët, por assesi nuk e arsyetojnë hapjen e "Jugohrom" pa ndërtimin e stacionit filtrues.

“Lëvizja Eco Guerila dënon ashpër tendencat e udhëheqësisë së kombinatit “Jugohrom” që Qeveria të anulojë vendimin për ndalesën e punës së këtij ndotësi, dhe që Jugohrom të vazhdojë të ndot edhe më tej rajonin, është kërkesë e papranueshme, e kundërligjshme, e rrezikshme dhe me pasoja fatale për gjithë banorët e Tetovës dhe rajonit. Duke krahasuar numrat, shihet qartë se përfundimisht pa Jugohromin, ajri i Tetovës është 40% deri në 50% më pak i ndotur.” thonë nga Eco Guerila për Gazetën Express Sindikata e Jugohromit thotë se Jugohrom nuk është ndotësi kryesorë i ajrit por megjithatë nuk mohojnë faktin se Jugohrom kontribuon në ndotjen e ajrit. Jugohrom u mbyll më 1 nëntor, kur Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësorë sjelli vendim për ndërprerjen e punës pasi konstatoi se kombinati nuk ka përmbushur standardet ekologjike për punë, gjegjësisht nuk ka ndërtuar stacionin filtrues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat