Eco Guerilla: Pa Jugohrom, vazhdon rënia e ndotjes së ajrit në Pollog

Tetova

Eco Guerilla: Pa Jugohrom, vazhdon rënia e ndotjes së ajrit në Pollog

Më: 2 mars 2017 Në ora: 11:54
Eco Guerilla

Përmes një kumtese, OJQ Eco Guerilla informon se gjatë muajit shkurt, 2017, mesatarja e ndotjes së ajrit në Tetovë ka shënuar rënie të mëtejshme, krahasuar me janarin e vitit 2017, por dhe me shkurtin e viteve të kaluara.

Sipas tyre ”ndotja mesatare e ajrit në muajin shkurt, 2017 është 93.18. Tabelat që vijojnë e tregojnë se si ka qenë muaji shkurt gjatë viteve të fundit, kur ka punuar Jugohromi dhe kur s’ka punuar.

Edhe njëherë ky informacion vërteton se Jugohrom është ndotësi më i madh i Pollogut, dhe se puna e këtij kombinati pa filtra është e dëmshme për shëndetin e qindra mijëra banorëve të rajonit. Pa Jugohromin Tetova rezulton me 50% ulje të ndotjes”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Eco Guerilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat