Fushata “BE për ty” të hënën në Tetovë

Tetova

Fushata “BE për ty” të hënën në Tetovë

Më: 4 mars 2017 Në ora: 15:22
Ilustrim

Të hënën, më 6 mars, shefi i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar dhe ambasadori i Sllovenisë Milan Jazbec, do ta vizitojnë Tetovën në kuadër të fushatës “BE për ty”.

Fushata “BE për ty” filloi me 27 janar në Kërçovë me qëllim që të ngritet vetëdija dhe të informohet opinioni për ndihmën e BE-së në Maqedoni.

Në Tetovë ambasadorët do të vizitojnë disa projekte të financuara nga BE dhe do të takohen me përfaqësues të shoqatave civile të cilat merren me çështjen e mjedisit jetësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat