Parkimi zonal në Tetovë problem për qytetarët

Tetova

Parkimi zonal në Tetovë problem për qytetarët

Më: 11 mars 2017 Në ora: 19:52
Ilustrim

Qytetarët të cilët jetojnë në qendër të Tetovës, nuk kanë vend për të parkuar veturat e tyre, pasi prej muajit dhjetor 2015 para banesave të tyre të bulevardet Ilirija dhe Ilindenska po zbatohet parkimi në kuadër të zonës A. Komune e Tetovës në këto zona ka kufizuar kohën për parkim të veturave në tre orë, ndërsa qiramarrësve nuk ju mundësohet të paguajnë për parkim mujor, siç po zbatohet në qytetet tjera.

Nga kjo situatë, qiramarrësit detyrohen t’i vendosin veturat e tyre ose në trotuare ose në lagje tjera me dhjetëra metra larg shtëpive të tyre.

Nga Komuna e Tetovës për Telma thanë se po rishikojnë disa opsione për tejkalimin e këtij problemi me qiramarrësit, ndërsa një ndër ta është edhe ndërimi i një parkingu.

Nga ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” Tetovë thonë se në gjatë vitit të kaluar kanë dorëzuar kërkesë tek Ministria e Punëve të Brendshme, që të zgjerohet hapësira për parkim në zonën B, ndërsa përgjigje akoma nuk kanë marrur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat