Hajdutë e narkomanë në lagjen e studentëve në Tetovë, banorët në siklet

Tetova

Hajdutë e narkomanë në lagjen e studentëve në Tetovë, banorët në siklet

Më: 26 mars 2017 Në ora: 17:05
Lagjja e studentëve në Tetovë

Lagjja e studentëve në Tetovë vazhdon të jetë cak i vjedhësve dhe narkomanëve, ndërkaq banorët e kësaj lagjeje shprehin shqetësimin lidhur me sigurinë e tyre.

“Para dy ditësh patëm problem në banesën tonë, jemi në katin e parë. Unë isha në Kërçovë por kolegu ka parë se te dera kanë futur mjete për ta hapur atë. Fatkeqësisht nuk jemi të sigurt aspak, drita natën nuk ka por çka të bëjmë ne jemi studentë”, u shpreh një nga studentët e kësaj lagjeje për Alsat M.

Kurse nga ana e komunës së Tetovës, nuk ka ndonjë sqarim lidhur me ngecjen e punimeve në këtë lagje.

“Komuna e Tetovës edhe pse pak me vonesë por ka filluar realizimin e punëve atje, pra kompania i është përgjigjur kërkesës siç është ndriçimi publik dhe instalimi i llambave. Por sa i përket sigurisë mendoj se SPB duhet ta ushtrojë veprimtarinë në kuadër të ligjeve dhe t’u sigurojë studentëve kushte dhe të kenë siguri”, tha Armend Fazliu nga komuna e Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat