Bëhet pranim dorëzimi i ujësjellësit të Tetovës

Tetova

Bëhet pranim dorëzimi i ujësjellësit të Tetovës

Më: 6 prill 2017 Në ora: 15:20
Ujësjellësi në Tetovës

Kryetarja e Komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi bashkë me Ministrin e Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë z.Bashkim Ameti, sot kanë bërë, pranim dorëzimin teknik të tubacionit të ujësjëllësit.

Me ketë hap bëhet përfundimisht përmbyllja e një çështje kruciale për qytetarët e Tetovës, siç është uji i pijshëm. Përmbyllja e këtij përojekti ofron një zgjidhje afatgjate për qytetarët e Tetovës. Saga njëzetvjeçare  e ujit të pijshëm mbyllet përfundimisht, me rrumbullaksimin e ndërtimit të stacionit të filtrimit i cili shkon drejtë fazës përfundimtare.

E pyetur nga gazetarët për vlerën që kap ky projekt, Kryetarja Arifi ritheksoi që me një menaxhim të përgjegjshëm të financave të Komunës dhe me një vullnet të palëkundur për ti dhënë zgjidhje problemit, kjo çështje rrumbullaksohet me një kosto totale që kap vlerën e 4 milion eurove.

Kryetarja Arifi falenderoi te gjithë ministrat paraprak dhe aktual për mbështetjen që i kanë dhënë Komunës së Tetovës në këtë projekt kapital, i cili është i një rëndësie të veçant për qytetarët e Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat