UÇK kërcënon se do ta bombardojë Gjykatën e Tetovës

Tetova

UÇK kërcënon se do ta bombardojë Gjykatën e Tetovës

Më: 13 prill 2017 Në ora: 08:06

Ushtria Çlirimtare Kombëtare kërcënon gjykatën e Tetovës me hedhje në erë me mjet shpërthyes. Kështu thonë nga Policia e Tetovës e cila ka përcjellur edhe mesazhin e lënë tek dera e zyrës së avokates Natasha Janevska që ndodhet pas gjykatës së Tetovës, transmeton albanews.ch.

“Më 13 prill do të bombardojmë Gjykatën e Tetovës. Në brendi ndodhet sasi e madhe e eksplozivit, mjaft luajtët me popullin”.

Kështu shkruhej në letrën e lënë në derën e avokates Natasha Janevska, mëngjesin e ditës së sotme. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë Marijan Josifovski. Policia menjëherë e ka siguruar vendin dhe pas orientimeve të marra nga Prokuroria i ka marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa është thirrur edhe njësia e antiterrorizmit në MPB që të kryhet verifikim në tërë objektin dhe rreth tij nëse dhe ku ka mjet shpërthyes. Avokatja në fjalë nuk është prononcuar rreth këtij incidenti duke thënë që të mos krijohet panikë në mesin e qytetarëve.Nga ana tjetër avokatët tetovarë ndjehen të pasigurtë me këto zhvillime.

Avokatët tetovarë ndjehen të pasigurtë me këto zhvillime .Ata thonë kërcënimet e këtilla nuk do të ndikojnë në punën e tyre

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat