Incident në Poroj të Tetovës, lëndohet shtetasi shqiptar

Tetova

Incident në Poroj të Tetovës, lëndohet shtetasi shqiptar

Më: 14 prill 2017 Në ora: 20:10
Ilustrim

Tridhjetë e një vjeçari D.C, shtetas i Shqipërisë dje në fshatin Poroj të Tetovës është lënduar rëndë nga ana e E.M, gjithashtu shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Siç kumton MPB-ja në buletinin e saj ditor, rastin në SPB Tetovë dje në orën 9:30 e kanë paraqitur nga Qendra Mjekësore e Tetovës kur është sjellë D.C, i cili, theksojnë, derisa ka qenë në vetëdije ka thënë se është qëlluar nga ana e E.M nga Republika e Shqipërisë. I lënduari për shkak serioziteti të lëndimeve nga Spitali i Tetovës si rast urgjent është transferuar në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

SPB Tetovë ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat