Mësohet identiteti i të vdekurit në aksidentin që ndodhi në Tetovë

Tetova

Mësohet identiteti i të vdekurit në aksidentin që ndodhi në Tetovë

Më: 9 maj 2017 Në ora: 18:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) -  Aksident I rëndë ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda ka ndodhur sot rreth orës 16 e 40 minuta në rrugën regjionale Shkup-Tetovë në afërsi të mbikalimit për në fshatn Debërcë.

Sipas informacioneve të para, mësohet se në veturë kanë qenë dy persona.Personi që është gjetur në karrigen e vozitësit është nxjerrë nga ana e njësisë së zjarrfikësve dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe do të dërgohet për Klinikat e Shkupit.

Sipas burimeve policore bëhet fjalë për Miomir Tevdovski nga tetova. Në ndërkohë, personi që humbi jetën në këtë aksident është Mladen Stojanovski, rreth të 60-tave poashtu nga Tetova.

Trupi I pajetë I tij është gjetur rreth 30 metra larg nga vendi I ngjarjes. Koha arriti në vendngjarje dhe ju sjell pamjet nga ky aksidenti I tmerrshëm.Dyshohet se vetura pasi që ka humbur kontrollin është rrokullisur ndërsa ende nuk ka informacione se cilat janë arsyet e këtij aksidenti,

Në vendngjarje kanë dalur ekipet e policisë dhe prokurori publik të cilët do të kryejnë edhe hetimet.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident në Tetovë, 1 i vdekur dhe 1 i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tetovë, si pasojë e të cilit një person ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Komandanti i zjarrfikësve të Tetovës, Uka Aliti ka konfirmuar se njëri ka humbur jetën dhe tjetri është dërguar në spital me plagë të rënda.

“Aksident komunikacioni i tmerrshëm me një viktimë, me intervenim të shpejtë të njesitit tonë, njëri shpëton dhe dërgohet në Spitalin e Tetovës. Ndërsa tjetri ndërron jetë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat