Vazhdojnë problemet me deponinë e egër në Tetovë

Tetova

Vazhdojnë problemet me deponinë e egër në Tetovë

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 20:00
Ilustrim

Stacioni për vendosjen e mbeturinave i cili duhej të fillojë me punë në fillim të kësaj jave, amika nuk funksionon. Muajin e kaluar Ndërmarrja Komunale “Tetova” promovoi stacionin, duke premtuar se ky projekt do të zgjidh problemin me mbeturinat në hyrje të qytetit.

Por paralajmërimet edhe këtë vit nuk u realizuar. Në deponinë e egër prej ku shpërndahet erë e padurueshme edhe gjatë ditës së sotme silleshin mbeturina, që njëkohësisht edhe digjeshin.

Nga Komuan e Tetovës dhe Ndërmarrja Komunale, nuk japin përgjigje pse nuk kanë filluar punimet për stacionin për vendosjen e mbeturinave, për të cilin pushteti lokal ndau nga buxheti 17 milionë euro.

Problemi me vendosjen e mbeturinave në Tetovë është shqetësim i vetër prej një dekade, ndërsa deri tani nuk ka arritur ta zgjidhë asnjë pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat