Një kengëtare në mesin e të plagosurve në Tetovë

Tetova

Një kengëtare në mesin e të plagosurve në Tetovë

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 07:24
Vendi i ngjarjes

Është mësuar identiteti i personave të plagosur që ndodhi mbremë në rrugën “Derivsh Carra” në Tetovë, gjegjësisht në lokalin”Bar Code”.

Personi i plagosur nga përleshja dhe zenka e armatosur është personi me inicialet djaloshi A.M që mendohet se ka qenë sigurim në lokal.

Ndërsa të lënduarit tjerë janë: I riu nga Gostivari me inicialet A.S, dhe dy vajza me inicialet E.I dhe E.Z., dhe të cilët janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Ende nuk ka asgjë zyrtare nga policia e Tetovës, por se ekipet e policisë po punojnë në zbardhjen e plotë dhe gjithçka që lidhet me incidentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat