Protestë para Komunës së Tetovës

Tetova

Protestë para Komunës së Tetovës

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 09:01
Tetove

Një protestë e shitësve të shalqirit në Tetovë sapo ka nisur, të cilët me mjete transportuese kanë bllokuar rrugën para komunës së Tetovës duke kërkuar zgjidhje për problemin e tyre.

Arsye e protestës, është që të detyrojnë komunën që të ju gjej vend për të shitur produktet e tyre.

Zgjidhja e tyre e mëhershme ku shisnin produktet e tyre është e papërshtatshme pasi shpesh edhe dënohen nga policia.

Nga Komuna e Tetovës ende nuk ka ndonjë përgjigje rreth këtij problemi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat