Maskat me kallashë grabisin një shtëpi në Tetovë

Tetova

Maskat me kallashë grabisin një shtëpi në Tetovë

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 08:17
ilustrim

Në një shtëpi në rrugën “Mirçe Acev” Tetovë ka ndodhur një vjedhje e rëndë në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, ku plaçkitës me maska kanë arritur që të shkaktojnë dëm të madh.

Në shtëpinë e R.I (69) janë futur katër persona të maskuar të cilët janë hetuar nga pronari i shtëpisë. Hajnat e kanë sulmuar pronarin dhe bashkëshorten e tij, më pastaj i kanë lidhur.

Hajnat kanë vazhduar të kërkojnë gjënsende me vlerë dhe kanë arritur që t’i lidhin edhe djalin M.I dhe nusen e djalit, R.I, bashkë me fëmijët.

Ata kanë arritur që të marrin stoli të ndryshme ari, orë dore për meshkuj dhe femra, 10 mijë euro, telefona celular. Plaçkitësit në fund ua kanë marrë edhe veturën xhip ”Range Rover”.

Dëmi i shkaktuar vlerësohet në mbi 9 milionë denarë, ose mbi 145 mijë euro. SPB e Tetovës ka ndërmarrë masa për të gjetur keqbërësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat