Rrahje me grushte dhe thika në Tetovë, një i ri i lënduar rëndë

Tetova

Rrahje me grushte dhe thika në Tetovë, një i ri i lënduar rëndë

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 13:20
ilustrim

Natën e kaluar, rreth gjysmë pas mesnate, në rrugën “Prohor Pçinjski” në Tetovë ka ndodhur një rrahje ndërmjet F.B. (26) dhe një 14-vjeçari nga njëra anë dhe S.I. (22) dhe vëllait të tij E.I. (28) nga ana tjetër, të cilët janë rrahur me grushte, ndërsa janë përdorur edhe një thikë dhe shkopinj druri.

Siç raporton MPB, lëndime kanë marrë të gjithë të përfshirët në rrahje, ndërsa E.I. është ndaluar në Spitalin e  Tetovës me lëndime në krahun e majtë, pjesën e majtë të barkut dhe në këmbën e majtë. Mjekët kanë thënë se ai nuk është në rrezik jete.

Të gjithë pjesëmarrësit në rrahje janë dërguar në stacionin policor të Tetovës, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të ngrihen e kallëzimet përkatëse, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat