Arianit Xhaferi: Teuta Arifi këtu i gjeti mbeturinat, këtu po i le

Tetova

Arianit Xhaferi: Teuta Arifi këtu i gjeti mbeturinat, këtu po i le

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 06:16
Arianit Xhaferi

Arianit Xhaferi nga organizata Eco Guerilla ka thënë se ata në vazhdimësi kanë alarmuar se në vendin që sot po digjen mbeturinat ka mundësi të ndodh diçka edhe më e keqe, dhe ja që sot, sipas tij ndodhi ajo që kanë paralajmëruar.

“Kjo ishte kulmi i një procesi të vrasjes së ngadalshme që po i bëhet qytetarëve të Tetovës, fëmijëve dhe brezave të ardhshme”, ka thënë Xhaferi.

Ai ka thënë se kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi nuk i ka sjellë mbeturinat, por se i ka gjetur ato dhe ashtu po i le.

“Në këtë vend ku jemi ne sot, në mars të vitit 2013, premtoi se kjo do të ishte prioritet i administratës së saj dhe se deponia do të zgjidhej në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Dhe ja katër vite më vonë në shohim që kjo deponi e egër të digjet dhe të mbuloj tymi kancerogen tërë qytetin”, ka thënë Xhaferi për SHENJA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat