Sot riaktivizohen protestat për pastërti në Tetovë

Tetova

Sot riaktivizohen protestat për pastërti në Tetovë

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 10:09
Ilustrim

Organizata për ruajtjen e ambientit ”Eco Guerilla” për sot ka thirrë protestë kundër autoriteteve për deponinë e egër në hyrje të qytetit të Tetovës.

Mllefi i qytetarëve kundrejt autoriteteve u rrit gjatë fundjavës kur ndodhi katastrofa ekologjike me ndezjen e mbeturinave në këtë deponi dhe tymi mbuloi qytetin dhe vendbanimet përreth Tetovës.

”Të hënën në orën 12.00 ju ftojmë gjithëve të protestojmë së bashku te Deponia e egër në Tetovë për të drejtën tonë: AJËR TË PASTËR!
Mbrohu ose Helmohu: Zgjidhje tjetër s’ka!
Protesta do të zhvillohet te Deponia e egër në Tetovë. 
Të mobilizohemi sa më shumë, të shprehim gadishmërinë tonë për të kërkuar përgjegjësve të na e kthejnë AJRIN E PASTËR.
Është për shëndetin, është për jetën!
AJËR TË PASTËR!” shkruan në ftesën e Eco Guerillës.

Përndryshe, sot gjithashtu është paralajmëruar edhe pastrim i deponisë dhe transporti i mbeturinave në deponitë ligjore përreth Tetovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat