Ende nuk ka asnjë informatë kush e ka ndezur zjarrin në deponinë e Tetovës!

Tetova

Ende nuk ka asnjë informatë kush e ka ndezur zjarrin në deponinë e Tetovës!

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 16:46
Deponia e Tetovës

Zjarrvënësi i deponisë së mbeturinave së Tetovës ende është në liri, ndërsa prokuroria ende po mbledh prova. Sipas asaj që deri tani e kumtojnë nga Prokuroria Themelore e Shkupit, janë marrë incizimet nga kamerat e sigurisë prej objeketeve përreth deponisë, është marrë fletëpronësia e tokës në të cilën është e vendosur deponia dhe është matur edhe niveli i ndotjes së ajrit me qëllim që të shihet nëse zjarrvënësi me veprimin e tij, e ka kërcënuar shëndetin e qytetarëve, njofton Shenja.

Ndërkohë që prokuroria po bën hetimin për zjarrin i cili shqetësoi tej mase popullatën e revoltuar nga neglizhenca e autoriteteve, deponia ende ekziston.

Kujtojmë se kryetarja e kësaj komune Teuta Arifi kishte dyshime se disa zjarre në objekte dhe vende publike në Tetovë kishin qenë të sinkronizuara. Madje Arifi pohonte se ka njohuri për autorët e mundshëm por edhe për motivin.

Edhe përkundër këtyre indikacioneve, Prokuroria ende nuk ka dhënë asnjë njoftim se e e ka kapur ndonjë të dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat