Përfundoi shkolla verore e anglishtes në Tetovë

Tetova

Përfundoi shkolla verore e anglishtes në Tetovë

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 21:35
Ilustrim

Qendra për gjuhë të huaja, kurse përgatitore dhe trajnime me sukses ka përfunduar edicionit e tretë me radhë të shkollës fillore të anglishtes për filloristë me moton “Mëso sot, udhëhiq nesër”. Me rastin e përfundimit të shkollës verore të anglishtes Qendra Fluent ka organizuar një program të pasur kulturore-artistike.

Ky program për së afërmi është ndjekur edhe nga ana e prindërve të fëmijëve pjesëmarrës në kursin e anglishtes në kuadër të shkollës verore të anglishtes për filloristë, të cilët aftësitë e tyre të gjuhës angleze të fituara nga kursi i anglishtes i kanë shfaqur edhe para tyre. Përveç prindërve nxënësve, në programin artistik solemn po ashtu pjesëmarrës ishte edhe Ahmed Qazimi nga Sektori për arsim pranë Komunës së Tetovës, i cili në fjalën e tij përshëndeti dhe përgëzoi përfaqësuesit e Qendrës Fluent për punën e tyre.

Ligjëruesit e Qendrës Fluent janë shprehur të kënaqur me rrjedhën dhe realizimin e projektit të shkollës fillore, ata nënvizuan se për dallim nga dy edicionet e kaluara të shkollës verore, këtë vit pjesë përbërëse të programit kanë qenë edhe lojërat konstruktive logjike të cilat kontribuojnë në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve.

Ndryshe, për të gjithë nxënësit pjesëmarrës në shkollën verore të anglishtes nga qendra e gjuhëve të huaja, kurseve përgatitore dhe trajnimeve “Fluent” janë ndarë mirënjohje. Në Qendrën ”Fluent” edhe këtë vit pritet që të ketë shumë risi, në sferën e kurseve për gjuhë të huaja, kurseve përgatitore dhe trajnimeve nga më të ndryshmet

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat