Tenton të vetëvritet profesori i gjuhës shqipe në UT

Tetova

Tenton të vetëvritet profesori i gjuhës shqipe në UT

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 12:55
Universiteti i Tetovës

Të enjten në mesditë, në Stacionin Policor në Tetovë, është denoncuar se 33 vjeçari A.F. nga fshati Nerasht, në hollin e rektoratit të Universitetit të Tetovës ku ka qenë profesor i gjuhës shqipe dy herë ka tentuar që të bëjë vetëvrasje duke tentuar që të prej venat me zhilet.

Por, fillimisht sekretari u Universitetit dhe më pas edhe një person nga sigurimi, është penguar në qëllimin e tij dhe ai është penguar në qëllimin e tij, dhe nuk është lënduar. Më pas ai është dërguar në zyrat e sekretarit të Universitetit dhe më pas është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës. Pjesëtarë të Policisë së Tetovës, e kanë fotografuar vendin e ngjarjes është biseduar me profesorin në fjalë dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat