Ministria Mjedisit Jetësor dhe Komuna e Tetovës përplasen për deponinë - Bota Sot
Ministria Mjedisit Jetësor dhe Komuna e Tetovës përplasen për deponinë

Tetova

E hënë, 18 dhjetor 2017

Ministria Mjedisit Jetësor dhe Komuna e Tetovës përplasen për deponinë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 18:07
Ilustrim

Mungon angazhimi dhe vullneti për deponi rajonale. Kjo ishte fjala përfundimtare e organizatës Eco Guerilla e cila vazhdimisht ngre zërin për ambientin e ndotur në të cilën gjendet Pollogu.

Arianit Xhaferi nga kjo organizatë tha se një deponi që është pritur të hiqet për katër vjet dhe është hequr për një javë tregon se vullneti për punë është mbi të gjitha dhe ajo mungon te politikanët tanë.

”Përveç që duhet të edukojmë qytetarët , duhet të edukojmë edhe politikanët dhe vendimarrësit të cilët në një mënyrë për shkak të këtyre dallimeve ideologjike partiake na kanë lënë edhe këtu ku jemi”, tha Arianit Xhaferim kryetar i Eco Guerilla.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, tha se qeveria duhet të intervenoj në  zhdukjen e problemeve të deponive të cilat gjenden në numër mjaft të madh.

”Mendoj që në bashkëpunim me qeverinë Maqedonia me 2 milonë banorë parimisht mund ta zgjiodh këtë problem me vetëm dy qendra ”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Ndërkohë, përfaqësuesja nga Ministria e Mjedisit Jetësor Ana Trandafilova, iu kundërpërgjigj duke thënë se është komuna ajo e cila duhet të ballafaqohet me papastërtinë që graviton në territorin e saj.

”Drejtimin me mbeturinat komunale është detyrë e komunave, kjo ka qenë dhe do të mbetet çdo herë. Ne asnjëherë nuk kemi mundur t’i bindim kryetarët e komunave për bashkëpunim mes vete dhe të gjejnë një zgjidhje adekuate për të sjellë më të mirën te qytetarët”, tha Ana Trandafilova, Ministria e Ambientit Jetësor.

Komentet u bënë në forumin rajonal që u organizua nga Civica Mobilitas. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test