Komuna e Tetovës miraton buxhetin për 2018-tën - Bota Sot
Komuna e Tetovës miraton buxhetin për 2018-tën

Tetova

E diel, 27 maj 2018

Komuna e Tetovës miraton buxhetin për 2018-tën

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 16:21
Komuna e Tetovës

Këshilli komunal i Tetovës ka miratuar buxhetin për vitin 2018 edhe pse ende nuk ka një marrëveshje mes partive për zgjedhjen e kryesuesit të këshillit.

Buxheti është mbështetur edhe nga këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët, të cilat sipas burimeve të Alsat këtë e kanë bërë për të marr mbështetjen për votimin e buxhetit në komunën e Gostivarit. Buxheti është miratuar pa formimin e komisionit për financa dhe buxhet, por kryetarja e komunës Teuta Arifi thotë se një gjë të tillë e lejojnë dispozitat ligjore.

"Duke pasur parasysh se buxheti vjetor i komunës së Tetovës është instrumenti kryesor përmes të cilit bëhet projektimi dhe realizimi i programeve që përmirësojnë dhe janë në funksion të jetës së qytetarëve, votimi dhe miratimi i tij është përtej politikave ditore dhe inateve partiake" – deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Buxheti është miratuar me 16 vota. Këshilltarët e VMRO-së dhe PDSH-së bojkotuan seancën ndërsa nga lëvizja Besa kanë abstenuar në shenjë reagimi ndaj mënyrës së miratuar, pa formimin paraprak të komisionit për financa.

“Mos formimi i komisionit për financa dhe buxhet ka pamundësuar paraqitjen e amendamenteve nga ana jonë që do ishin inkorporuar në buxhet. Pikërisht shkaku i mos-formimit të komisioneve, Ne abstenuam votimin e këtij buxheti. Ne do vazhdojmë të jemi konstruktiv dhe do të alarmojmë opinionin për gjitha parregullsitë që ndodhin në këshill”, thuhet në reagimin e lëvizjes BESA.

Partitë politike javën e kaluar kishin njoftuar formimin e këshillit mes BDI-së, LSDM-së dhe PDSH-së, dhe se për kryetar kanë zgjedhur, Adnan Bilallin e PDSH-së, por më pas një vendim i tillë u anulua nga ana e tyre për siç kanë thënë shkaqe teknike edhe pse jo zyrtarisht bëhet e ditur për mospajtime mes tyre lidhur me ndarjen e posteve në nivel lokal, por edhe për pozicione tjerë në pushtetin ekzekutiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test