Tetovë, Lëvizja BESA që përkrah Karemanin hap selinë e re - Bota Sot
Tetovë, Lëvizja BESA që përkrah Karemanin hap selinë e re

Tetova

E enjte, 22 shkurt 2018

Tetovë, Lëvizja BESA që përkrah Karemanin hap selinë e re

Më: 15 janar 2018 Në ora: 13:19
BESA

Sot në ora 18 në Tetovë në mënyrë solemne do të hapet selia e re e personave që janë pro shkarkimit të Bilall Kasamit dhe përkrahës të deputetit Nexhbedin Karemani për lider të përkohshëm të partisë Lëvizja Besa.

Ky grup i përbërë nga 62 persona të Këshillit Qendror, siç informojnë për Portalb.mk, gjithashtu do të diskutojë për ecurinë e organizimit të Kongresit partiak të caktuar me datë 24 shkurt.

Ende nuk dihet se kush do të del zyrtarisht për kandidat për kryetar edhe pse në opinion u përmend emri i Arben Labënishtës, por ky i fundit kategorisht mohoi një gjë të tillë.

“Nuk kam pretendime të jem kryetar partie i Lëvizjes Besa. Janë spekulime. Për kandidatura eventuale vendosin organet e partisë” tha për Portalb.mk Arben Labësnishta.

Grupi që përkrah Karemanin, ende nuk ka dorëzuar kërkese në Regjistrin Qendror për emërimin e tij për ushtrues detyre, lider i Lëvizjes Besa sepse siç thonë për Portalb.mk “pritet epilogu i gjykatës”.

Nga ana tjetër, mbrëmë dolën shkrime nëpër media se Bilall Kasami ka dhënë dorëheqje, por i njëjti i ka mohuar fjalët e tilla.

“Paturpësia e disa personave për të nxirë imazhin tim nuk njeh kufij. Kanë hakuar faqen time zyrtare dhe janë duke e keqpërdorur në mënyrën më të ulët.. Ky është profili im personal, që e kam përdorur më herët dhe sot e riaktivizova, kurse sa i përket faqes sime zyrtare të hakuar është angazhuar avokat dhe keqbërësit do të përgjigjen para ligjit.” shkruan Kasami në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, tani më dy javë që zyrtarisht Lëvizja BESA është ndarë në dry fraksione, ata që përkrahin Bilall Kasamin si lider të kësaj partie dhe ata që kërkojnë shkarkimin e tij.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test