Hidrocentralet në malin Sharr të ndërtuara këto vite shkak për vërshime në Tetovë? - Bota Sot
Hidrocentralet në malin Sharr të ndërtuara këto vite shkak për vërshime në Tetovë?

Tetova

E premte, 17 gusht 2018

Hidrocentralet në malin Sharr të ndërtuara këto vite shkak për vërshime në Tetovë?

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 22:18
Tetovë

Banorët e fshatit Dobrosht të Tetovës në vitin 2016 protestuan kundër ndërtimit të minihidrocentraleve mbi katundin e tyre me arsye se kjo prish bio diversitetin në këto hapësira si dhe pasojat e ndryshme që mund të sjellin mini hidrocentralet siç janë mungesa e ujit të pijshëm, vërshimet e lumenjve dhe dëmet e objekteve dhe fushave dhe të tjera. Mirëpo edhe përkundër protestave mini hidrocentralet u ndërtuan mbi Dobrosht.

E njëjta ndodhi edhe mbi fshatin Poroj të Tetovës dhe fshatin Padalisht të Gostivarit u ndërtuan mini hidrocentrale. A e dini çfarë kajnë të përbashkët këta tre fshatrat si pasojë e ndërtimit të mini hidrocentraleve mbi fshatrat e tyre? Një mot me pak më tepër shi këta fshatra vërshohen, fushat e tyre poashtu, mbesin pa ujë të pijshëm dhe rrezikojnë edhe jetën e tyre!

Përndryshe mini hidrocentralet mbi këto fshatra u ndërtuan në kohën e BDI-VMRO-DPMNE dhe biznismenët të lidhur me BDI-ne dhe VMRO-DPMNE fituan tenderat për ndërtimin e tyre nga ku fitojnë miliona euro në fatkeqësine e banorëve të këtyre anëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test