Policia e Tetovës arreston dy persona nga Velesi, njëri i kërkuar me fletarrest

Tetova

Policia e Tetovës arreston dy persona nga Velesi, njëri i kërkuar me fletarrest

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 13:45
Fergie

Më datë 08.02.2018, rreth orës 16:00, shërbyesit policorë nga Sektori i punëve të brendshme (SPB) të Tetovës privuan nga liria personin N.D (26 vjecarë) dhe S.D (19 vjecarë), që të dy nga Velesi.

Të lartëpërmendurit në deponinë që gjindet në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë u përpoqën të shisnin një veturë të tipit “Jugo”, pa tabela dhe pa regjistrim, që më parë ishte marrë nga rajoni i Sektorit tëpunëve të brendshme në Shkup.

Pas privimit nga liria dhe mbajtja e tyre në Stacionin Policor të Tetovës, u konstatua se S.D. kërkohej me fletarrest për kryerje të vjedhjeve të rënda.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit në fjalë do të inicohet procedurat e duhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat