SPB Tetovë: Turistët dhe alpinistët të paraqesin ngjitjet e tyre në male

Tetova

SPB Tetovë: Turistët dhe alpinistët të paraqesin ngjitjet e tyre në male

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 10:51
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë pas ngjarjeve të fundit të alpinistëve, gjegjësisht humbjen e tyre në Kodrën e Diellit dhe vendet tjera turistike, ka dalur me komunikatë zyrtare.

Nga SPB Tetovë kërkojnë që dashamirët e sporteve të bardha dhe alpinizmit, para se gjithash shtetasit e huaj, përderisa planifikojnë të ngjiten në male, të paraqiten në stacionet policore më të afërta, në mënyrë që mos vijnë deri tek përfundimet tragjike.

Ky apel vjen edhe pas paralajmërimeve për reshje intenzive të borës dhe përkeqësim të motit në bjeshkë.

“Pas paraqitjes, rekomandohet të informojnë rrugën në të cilën do të lëvizin dhe sa mendojnë të qëndrojnë. Në këtë mënyrë mund më shpejtë të gjenden dhe nëse ka nevojë edhe të ju ndihmohet”, thonë nga SPB Tetovë.

Përndryshe, edhe gjatë vitit të kaluar ka pasur raste ku alpinistë të vendeve të huaj por edhe të Maqedonisë, për shkak të mosnjohjes së terrenit janë humbur dhe nuk kanë mundur të kthehen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat