Krijuesit tetovarë shënojnë Ditën e Mësuesit, 7 Marsin - Bota Sot
Krijuesit tetovarë shënojnë Ditën e Mësuesit, 7 Marsin

Tetova

E martë, 25 shtator 2018

Krijuesit tetovarë shënojnë Ditën e Mësuesit, 7 Marsin

Më: 8 mars 2018 Në ora: 10:20
Referat kushtuar 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, prara të pranishmëve prezentoi Ejup Ajdini.

Shoqata e Shkrimtarëve “OENEUM” në Tetovë, me një manifestimin letraro-poetik, shënoi 7 Marsin Ditën e Mësuesit.

Referat kushtuar 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, prara të pranishmëve prezentoi Ejup Ajdini.

Në këtë manifestim tashmë tradicional u nderuan me mirënjohje Pllaketë “Oeneum” familja Sinani, Shpresa e Ramadan Sinani, për kontributin e dhënë në sferën e arsimit, kulturës kombëtare në përgjithësi.

Për jetën e veprën e familjes Sinani, Shpresa e Ramadan Sinani, foli kryetarja e Shoqatës Zejnepe Alili-Rexhepi duke vlerësuar lartë kontributin e dhënë në rafshin e arsimit, kulturës dhe atdhetashurisë nga ky çift bashkëshortor ndër vite.

Me mirënjohje-Plaketë  u nderua edhe Daim Iljazi, për veprimtarine arsimore, intelektualo-diplomatike  dhe kulturore, për të cilën referoi profesor Ejup Ajdini.

Në këtë manifestim u shpallën edhe rezultatet e konkursit letrar për nxënësit e shkollave të mesme në poezi dhe prozë, nga konkursi letrar i organizuar nga Unioni i Nxënësve Shqiptarë në Tetovë. Krijuesit tetovarë performuan me krijimet e tyre letrare: Sadije Aliti, Erroll Veliu, Daim Iljazi, Ilirida Aliji, Bardhyl Zaimi, e të tjerë. Manifestimi u mbajt në sallën e vogël të Fakultetit të Arteve të UT, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test