Dramë në Tetovë: Dy të dehur paraqiten si inspektor të policisë sekrete dhe terrorizojnë të pranishmit në një kafene

Tetova

Dramë në Tetovë: Dy të dehur paraqiten si inspektor të policisë sekrete dhe terrorizojnë të pranishmit në një kafene

Më: 18 mars 2018 Në ora: 23:34
Tetovë

Policia ka ngritur padi penale kundër M.D. (68) dhe D.S. (28), të dy nga fshati Staro Selo, komuna e Jegunovcës, për shkak të dyshimiit të kryerjes së veprës penale “posedim të paautorizuar të armëve apo materialeve shpërthyese.”.

“Më 10 prill të vitit të kaluar rreth orës 2 të mëngjesit në objektin hotelierik pa firmë në fshatin Kopanicë të Tetovës, në pronësi të S.T., të dyshuarit nën ndikimin e alkoolit, janë paraqitur si inspektorët të DSK-it Shkup, janë përpjekur për të legjitimuar të pranishmit në objekt, pas së cilës ata morën armët e zjarrit”, informojnë nga MPB-në.

Pas ndërhyrjes së policëve, gjatë kontrollit tek të dyshuarit i parë u gjet revolver i markës “Zastava” dhe gjashtë plumba, dhe tek personi i dytë pistoleta e markës “Mauser” me karrikator bosh dhe tetë plumba të qëlluara të kalibrit 9mm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat