90% nxënës shqiptarë, por gjimnazi i Tetovës quhet ende “Kiril Pejçinovic”

Tetova

90% nxënës shqiptarë, por gjimnazi i Tetovës quhet ende “Kiril Pejçinovic”

Më: 7 prill 2018 Në ora: 00:58
Gjimnazi

Ndërrimi i emrave të shkollave të mesme në Tetovë nga ato komunist me emra që do përkojnë me realitetin dhe përbërjen etnike të nxënësve, edhe më tej vazhdon të jetë problematik. Kreu i këshillit komunal Bekim Memeti thotë se nuk ka klimë politike për zgjidhjen e këtij ngërçi, duke aluduar kështu në këshilltarët e partive maqedonase. [gjimnaz]

Në të ardhmen do të mundohemi të gjejmë një konsensus më të hapur që të mos jetë vetëm ajo shumicë që e kemi tani por të jetë i përkrahur nga shumica e këshilltarëve me qëllim që zgjidhjet që do vinë të jenë të pranueshme për gjitha palët, dhe si e tillë të reflektojë edhe numrin e nxënësve nëpër shkolla – deklaroi Bekim Memeti, Kryetar i Këshillit Komunal Tetovë. Kundër kësaj kërkese të profesorëve dhe këshillave të prindërve të shkollave të mesme, edhe më tej vazhdojnë të jenë këshilltarët e VMRO-DPMNE-së.

As këshilltarët e LSDM-së nuk janë “për” ndryshimin e këtyre emrave. Deri më tani tek unë si koordinator i këshilltarëve të VMRO-së nuk është sjellë ismë për ndërrimin e emrave të shkollave në qytet. Por, me ndërrimin e emrit të ndonjë sholle nuk do mundësojmë kushte më të mira për fëmijët apo ata të shkollave të mesme – tha Aleksandar Veljanovski, koordinator i këshilltarëve të VMRO-së.

Kemi shumë probleme më të mëdha për qytetarët. Prioritet e kemi rekonstruktimin e rrugëve, ndriçimin publik dhe gjelbërimin. Tani për tani nuk planifikojmë hapjen e kësaj teme – deklaroi Zhive Aleksoski, koordinatori i grupit të këshilltarëve të LSDM-së.

Deri në këto momente, dy herë janë bërë kërkesa në periudhat e shkuara nga kjo shkollë, shkolla e mesme tekstile, apo Gjoçe Stojçeski, por sipas informatave deri tek të cilat arritëm sot, edhe një kërkesë është bërë edhe nga shkolla e mesme e mjekësisë Nikolla Shtejn, por si zakonisht, këto kërkesa kanë përfunduar në sirtarët e komunës dhe asnjëherë nuk kanë dalë që të diskutohen në këshill”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat