Tetovë/Shqtësuese rritja e numrit të zjarreve

Tetova

Tetovë/Shqtësuese rritja e numrit të zjarreve

Më: 16 prill 2018 Në ora: 20:14
Ilustrim

Gjithsej 160 raste të intervenimeve për shuarje të zjarrit ka regjistruar njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë gjatë katër muajve të 2018-tës.

Brengos fakti që kjo shifër është shumë herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëjnë të ditur nga kjo njësi. Situatën e rëndon akoma më shumë kur këto intervenime përfundojnë me pasoja në njerëz.

Rritja e numrit të zjarreve në rajonin e Tetovës është shqetësuese për zjarrfikësit e Tetovës, marrë parasysh kushtet me të cilët punojnë ata si dhe territorin që mbulojnë. Shumica e intervenimeve nga ana e tyre janë bërë nëpër oxhaqe, por kohën e fundit janë shtuar rastet kur hapet zjarr te automjetet dhe motoçikleta.

Autoritetet apelojnë që të kihet kujdes nga ana e qytetarëve sidomos gjatë pastrimit të oxhaqeve, por edhe në mirëmbajtjen e automjeteve të tyre.

Duke pasur parasysh se kjo njësi kundër zjarrit përveç Tetovës intervenon edhe në 5 komuna të tjera të Pollogut, atëherë ndihmesa nga ana e tyre në këtë drejtim, siç thonë, duhet të jetë e madhe sidomos në sigurimin e pajisjeve të cilat edhe ashtu të vjetëruara dëmtohen nga zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat