Kodheli: Një ditë ndryshe dhe për fëmijët e nënave të dënuara

Tirana

Kodheli: Një ditë ndryshe dhe për fëmijët e nënave të dënuara

Më: 1 qershor 2016 Në ora: 16:55
Kodheli në një aktivitet me nxënës të shkollave 9-vjecare

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka marrë pjesë sot në një aktivitet me nxënës të shkollave 9-vjecare të kryeqytetit, Dhomën e Avokatisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, për të mundësuar një ditë ndryshe me fëmijët e nënave të dënuara.

Ministrja Kodheli në një postim në statusin e saj ne Facebook pasditen e rë mërkurës, shprehet: “Fëmijët meritojnë të gjithë të festojnë. E lumtur që bashkë me nxënësit e shkollave 9 – vjeçare të kryeqytetit, Dhomën e Avokatisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, mundësuam një ditë ndryshe me fëmijët e nënave të dënuara”.

“Uroj të kemi lehtësuar sadopak vështirësitë në të cilën ndodhen këto nëna dhe fëmijë.Gëzuar 1 Qershorin!”, shkruan Kodheli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat