Grabiti me armë karburantin pranë Rinasit, policia i zbulon emrin, i gjen kanabis në shtëpi

Tirana

Grabiti me armë karburantin pranë Rinasit, policia i zbulon emrin, i gjen kanabis në shtëpi

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 11:46
Kanabisi

Pa kaluar 24 orë nga grabitja nën kërcënimin e armës të një pike karburanti pranë Rinasit, policia e Durrësit ka bërë të mundur identifikimin e njërit nga autorët. 28-vjeçari me inicialet B.M me banim në fshatin Qerek të Krujës, dyshohet sipas policisë të ketë grabitur rreth 3 qind mijë lekë të rinj në pikën e shitjes së karburantit, duke kërcënuar me armë punonjësin në turn.

Ngjarja ndodhi më 16 shtator rreth  orës  01:30,  ku autori i identifikuar në bashkëpunim edhe me një person tjetër për të cilin po punohet të identifikohet, në aksin rrugor Aeroporti I Rinasit-Ura e Gjoles, me skafanda dhe nën kërcënimin e armës grabitën karburantin në pronësi të51-vjeçarit nga Mallakastra me inicialet  N.V. 

Autorët kanë hyrë në kabinën e vendqëndrimit të rojeve dhe shitësve të karburantit, ku kanë thyer me armë zjarri automatik xhamin e derës dhe dritares së kësaj kabine, dhe nën kërcënimin e armës kanë detyruar punonjësit të hapin kasafortën e parave nga e cila kanë marre rreth 300 000 lekë dhe janë larguar me mjetin e tyre motorçikletë e tipit “Lifan”. 

Gjatë kryerjes së kontrollit të zonës përreth u gjet i djegur rreth 300 m larg vendit të ngjarjes motori të cilin kishin përdorur autorët, i llojit 50 CC. 

Gjatë kontrollit të ushtruar  në banesën e autorit të identifikuar me inicialet B.M. policia gjeti dhe sekuestroi 4 kg Cannabis Sattiva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat