Përfundon rikualifikimi urban i bllokut të banimit në zonën e ish ATSH-së

Tirana

Përfundon rikualifikimi urban i bllokut të banimit në zonën e ish ATSH-së

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 15:23
Erion Veliaj gjatë inspektimit të përfundimit të rikualifikimit urban në rrugën “Fadil Rada”

Vlera e banesave në ato zona ku bashkia e Tiranës ka kryer investime është rritur me 16%.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të përfundimit të rikualifikimit urban në rrugën  “Fadil Rada”, Njësia Administrative Nr. 2, tha se investimet e bashkisë kanë rikthyer besimin tek institucionet publike, por dhe një vlerësim më të mirë të pronës private.

Veliaj: “Kjo është arsyeja pse në Tiranë është rritur vlera e shtëpisë. Do të thotë që për një qytetar që në 1 janar kishte një shtëpi të caktuar me një vlerë të caktuar, sot ka një vlerë 16 % më të madhe, vetëm falë këtyre investimeve. Ajo që kërkohet është që t’i ruajmë, mos t’i vandalizojmë, ta mbajmë pastër, sepse ndihmon që ky investim, i cili është i pari pas 60 viteve në këtë lagje, të jetë më jetëgjatë”.

Kryebashkiaku u ndal dhe tek rëndësia që kishte ndërhyrja në këtë zonë ku sipas tij çdo hapësirë publike ishte zaptuar padrejtësisht.

Veliaj:  “Faleminderit punëtorve tanë duarartë, të cilët në një kohë rekord e kthyen këtë zonë, nga një kazan i madh mbeturinash e balte, m’u në mes të Tiranës, në një lagje që dallon si dita me natën nga çfarë ishte më parë. Ky është një nga investimet që bashkia e ka bërë vetëm me fuqinë e vet punëtore, çka tregon se më në fund e kemi kthyer besimin në institucionet publike”.

Ky bllok banimi është pjesë e projektit të bashkisë së Tiranës për transformimin e rreth 50 lagjeve të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat