Sheshi “Skënderbej”, Bashkia njofton për bllokimin e rrugëve

Tirana

Sheshi “Skënderbej”, Bashkia njofton për bllokimin e rrugëve

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 18:08
Sheshi “Skënderbej”

Bashkia e Tiranës ka njoftuar qytetarët e Tiranës se duke nisur nga dita e Hënë, do të bëhet bllokimi i trafikut për kalimin e automjeteve në segmentin nga Muzeu Historik Kombëtar në drejtim të Ministrisë së Energjisë, kjo për shkak të  zbatimit të fazës së parë të projektit të “Rikualifikimit Urban të Sheshit Skënderbej”,

Qarkullimi i makinave do të vijojë normalisht përpara Muzeut Historik Kombëtar në drejtim të Rrugës së Durrësit, si dhe në rrugën përpara selisë së Partisë Socialiste.

Faza e parë e punimeve në “Sheshin Skënderbej” përfshin punimet për kompletimin e sistemit të kanalizimit të ujrave të shiut, si dhe atë të shatërvaneve, dhe më pas do të vazhdohet me nënshtresat dhe shtresën përfundimtare të gurëve nga gjitha trevat shqiptare. Punimet e kësaj faze do të zgjasin 12 muaj.Të gjitha këto zona punimesh janë të ndara në segmente të ndryshme kantieresh të vogla, për të bërë të mundur qarkullimin normal të qytetarëve dhe mjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat