Tirana “pastrohet” të dielën, jo mbetje plastike që bllokojnë kanalizimet

Tirana

Tirana “pastrohet” të dielën, jo mbetje plastike që bllokojnë kanalizimet

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 14:44
Nënkryetar i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi

Të dielën, më 13 nëntor, bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nismës për pastrimin e kryeqytetit, aksion që nis që në 8.00 të mëngjesit.

Nënkryetar i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi tha se ky aksion duhet të shërbejë jo vetëm për të pastruar qytetin në një ditë, por edhe si ndërgjegjësim që qytetarët të mbajnë pastër qytetin, sidomos tashmë kur po afrohen festat dhe kur Tirana do jetë më e vizituar.

“Është shumë e rëndësishme që në këtë prag festash të nëntorit dhe fund vitit, shtëpia jonë e përbashkët që do vizitohet nga turistët, miqtë tanë për të kaluar festat e fundvitit, të jetë e pastër. Nga pastrimi i shtretërve të lumenjve gjatë përmbytjeve të ditëve të fundit u vu re se në pak kohë pastruam rreth 600 tonelata qese, mbetje, shishe plastike, gjë që tregon se jo vetëm pastrimi ka rëndësinë e vet, por edhe mirëmbajtja e qytetit është shumë e rëndësishme. Për këtë arsye, gjej rastin të ftoj të gjithë qytetarët, banorët e Tiranës, të minimizojnë përdorimin e qeseve plastike, sepse është një element i cili, nga kalimi që bën në zgara, puseta, kanale përfundon në shtretërit e lumenjve duke krijuar probleme shumë të mëdha, si ato që patëm para disa ditësh”, u shpreh Seferi. 

Sa i përket aksionit që do të ndërmerret ditën e dielë ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës për të mirëorganizuar këtë aksion, do jetë e gjitha në terren në krah të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat