“Në farmacitë e Tiranës mungon Insulina”

Tirana

“Në farmacitë e Tiranës mungon Insulina”

Më: 28 janar 2017 Në ora: 20:48
Ilustrim

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan se në farmacitë e Tiranës ose mungon ose shitet me mik një ilaç i domosdoshëm siç është insulina.

“Te dashur miq, ne farmacite e Tiranes mungon insulina ose shtitet me mik.

Nderkohe ne regjistrat e Institutit te Sigurimeve Shendetesore rezultojne te shitura insulina sa per te gjithe Ballkanin!

Beqja ndan me firmat parate e rimbursimit te dhjetra mijra insulinave qe nuk kane ardhur dhe nuk jane shitur kurre ne Shqiperi. Ja cfare shkruan qytetari dixhital”, shkruan Berisha.

"Z.Berisha miremengjes doja qe te benit nje problem te ketyre diteve te fundit publik. Ka mungese insulinash neper farmaci. Ime me ka dy dite pa insuline. Po shiten ato pak sikur me qene mall jashteligjor. Ky eshte problem imediat nuk mund te rrije nje diabetik pa insuline. Ju faleminderit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat