Opozita bojkoton mbledhjen e Këshillit bashkiak të Tiranës, ja arsyeja

Tirana

Opozita bojkoton mbledhjen e Këshillit bashkiak të Tiranës, ja arsyeja

Më: 5 prill 2017 Në ora: 11:11
Mbledhja e e Këshillit bashkiak të Tiranës.

Opozita ka bojkotuar sot mbledhjen e Këshillit bashkiak të Tiranës. Kryetari i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli, ka deklaruar se këshilltarët do të jenë pjesë e integrale e protestës së PD-së.

“Vendimi është marrë nga të gjithë anëtarët e opozitës në Këshill”, deklaron Olli, i cili theksoi se demokratët nuk do të bëhen pjesë e farsës së pseudo reformave. Bojkoti vjen në një kohë kur PD vijon të protestojë në çadrën e ngritur përballë Kryeministrisë, nga ku kërkon qeveri teknike dhe largimin e Edi Ramës, si parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndërkaq, kryeministri ka deklaruar se është i gatshëm për dialog me opozitën, por duke u bazuar në Kushtetutë, duke mos rënë dakord për qeveri teknike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat