Vdekja e 30-vjeçares në ashensor nga asfiksia, prokuroria zbardh si rrodhi ngjarja

Tirana

Vdekja e 30-vjeçares në ashensor nga asfiksia, prokuroria zbardh si rrodhi ngjarja

Më: 6 prill 2017 Në ora: 11:08
Dorela Duriçi, 30-vjeçarja që humbi jetën në ashensor.

Një qark i shkurtër në sistemin elektrik të droselit të ndriçimit, ka qenë shkak i aksidentit tragjik ku humbi jetën në ashensor 30-vjeçarja Dorela Duriçi. Konkluzioni zbardhet në ekspertizën mjekoligjore por dhe të prokurorisë. Sipas ekspertizës e reja ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë.

Ndërkohë raporti i prokurorisë zbardh dhe zhvillimin e ngjarjes. Dëmtimet e pajisjeve hidraulike të ashensorit krijuan rrjedhje vaji dhe droseli më pas është djegur duke i vënë flakën tavanit. Flakët u përhapën në ashensorin ku gjendej Drilona Duriçi.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ka administruar aktin e ekspertimit mjekoligjor ku dhe përcaktohet shkaku i vdekjes. Teksa konstatohet se e reja ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga mungesa e oksigjenit. Kjo pasi ambient ishte i tejmbushur me monoksid karboni.

Lidhja e shkurtër ka shkaktuar flakë në të gjithë rrjetin elektrik që ushqente ndriçimin e kabinës së ashensorit dhe të elektromotorit mbi kabinë që shërben për hapjen dhe mbylljen e portave. Ndaj dhe konstatohet krijimi i një vatre të dytë e cila ka qenë me një intensitet më të lartë dhe me temperaturë të lartë në ambient. Kjo vatër zjarri mendohet se ka dëmtuar sistemin hidraulik të ashensorit duke krijuar më pas dhe rrjedhje të vajit. Në raport shtohet se nga kqyrja e ngjarjes  arrihet në konkluzion se zjarri është shkaktuar nga një lidhje e shkurtër te droseli i ndriçmimit të kabinës së ashensorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat