Blindohet Tirana, supermasa tek Kishat për Pashkët

Tirana

Blindohet Tirana, supermasa tek Kishat për Pashkët

Më: 14 prill 2017 Në ora: 22:43
Policia, Tiranë

Policia ka shtuar ndjeshëm masat për rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve gjatë ditëve të Pashkëve.

Në këto foto të publikuara nga media,t shfaqen uniforma blu me autoblinda pranë Kishës Ortodokse në qendër të Tiranës.

Masat shtesë të policisë u ndërmorën pas alarmit të dhënë nga Ambasada Amerikane se grupe terroriste mund të sulmojnë Ditën e Pashkëve.

Në këtë kuadër ,në porte, aeroport dhe në pikat e kalimit kufitar, janë shtuar sportelet me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të hyjnë apo dalin nëpërmjet pikave të kalimit porteve dhe aeroportit duke shmangur vonesat dhe radhët e gjata.

Por, forca të shumta policia ka pasur në Tiranë edhe për shkak të vizitës të senatorit republikan John McCain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat