Tirana “blindohet” për Pashkë, prani efektivesh e kontrolle me qenë antieksploziv

Tirana

Tirana “blindohet” për Pashkë, prani efektivesh e kontrolle me qenë antieksploziv

Më: 16 prill 2017 Në ora: 12:24
Policia shqiptare

Masa të rrepte sigurie janë ndërmarrë nga Policia e Shtetit me rastin e festës së Pashkëve. Sheshi “Nënë Tereza” është blinduar nga uniformat blu, që do të jenë të pranishëm në afërsi të kishave dhe zonave të tjera të populluara për të garantuar mbrojtjen e besimtarëve. Kudo në Tiranë vihen re masat antiterrorizëm, ndërkohë që ka pasur kontrolle të shumta me qen antieksploziv.

“Vijojnë masat e shtuara të marra nga Policia e Shtetit me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Masa jo për panik, por për të krijuar një ambjent sa më të sigurtë për të festuar festën e Pashkëve”, thuhet në njoftimin e Policisë. Masat shtesë të policisë u ndërmorën pas alarmit të dhënë nga Ambasada Amerikane se grupe terroriste kanë kërcënuar për një sulm Ditën e Pashkëve. Deri më tani festa e Pashkës ka kaluar në qetësi dhe nuk ka pasur asnjë alarm për ndonjë incident të mundshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat