Bashkia mirëmban bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Tirana

Bashkia mirëmban bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Më: 1 maj 2017 Në ora: 12:39
Tirana

Krahas ndërhyrjeve për ndërtimin e rrugëve të reja, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një kujdes të veçantë edhe mirëmbajtjes së tyre.

Në një kohë që shumë prej qytetarëve të Tiranës shijonin pushimet e fundjavës me familjen e tyre, punonjësit e ndërmarrjeve nuk janë ndalur duke punuar edhe natën në ato segmente të cilat ishin amortizuar.

“Fundjavë dhe natë, por përsëri nuk ndal puna në Tiranë! Falë përkushtimit të kolegëve tanë, shumë shpejt do të kemi qytetin që duam”, shkruan në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat