Bashkia kërkon më shumë fonde: Jemi kryeqytet i gjithë shqiptarëve...jo vetëm tiranasve!

Tirana

Bashkia kërkon më shumë fonde: Jemi kryeqytet i gjithë shqiptarëve...jo vetëm tiranasve!

Më: 20 maj 2017 Në ora: 17:01
Tirana

Me modele si ne Romë, Londër, Parisit apo kryeqyteteve të tjera në botë, Bashkia e Tiranës mendon se është koha për një ligj të posaçëm edhe për statusin e kryeqytetit shqiptar. Ligji synon më shumë autonomi financiare si qyteti jo vetëm i rezidentëve të saj por i të gjithë shqiptarëve.

“Tirana i ofron shërbim jo vetëm 1 mln qytetarëve të saj po çdo ditë vijnë fjala vjen rreth 70 mijë mjete që nuk janë të Tiranës, këto mjete kalojnë në rrugët e Tiranës dhe i amortizojnë më shpejt, krijojnë mbeturina që duhen mbledhur mbi ato që krijojnë qytetarët e Tiranës që domethënë ofrimi i shërbimeve të mirëmbajtjes dhe riparimit të qytetit nuk behet vetëm për rezidentët e Tiranës, por edhe për ata që vijnë në Tiranë”, shprehet për Top Chanel Arbian Mazniku, nënkryetar i Bashkisë.

Ky funksion i kryeqytetit, sipas nënkryetarit Mazniku, duhet mbajtur në vëmendje nga  qeveria qendrore kur shpërndan të ardhurat për pushtetin vendor.

“Në shumicën e rasteve që ne kemi parë nga vendet e tjera, kryeqytetet kanë një grant të posaçëm për faktin se janë kryeqytete dhe më pas janë si çdo qytet tjetër në pjesë të formulës pra vendosja në formulën e shpërndarjes së grantit”, tha Arbian Mazniku.

Përmes ligjit të ri kërkohen edhe më shumë kompetenca edhe për Policinë Bashkiake. 

“Detyrat që policia bashkiake në Tiranë, parkimi fjala bie, është problem më i madh në Tiranë se në vende të tjera, menaxhimi i trafikut të lagjeve, transporti publik, transporti ndërqytetas, pra ka një set çështjes që janë ndryshe nga qytete të tjera ndaj edhe kompetencat e policisë bashkiake në Tiranë duhen parë si kompetenca të posaçme, të ndryshme nga rregullat e përgjithshme të Policive Bashkiake në territor”, shprehet Mazniku. 

Bashkia kërkon që Tirana të ketë status të veçantë edhe përdorimin e hapësirave publike të kryeqytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat