Finalizohet operacioni "Pirateria" në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht

Tirana

Finalizohet operacioni "Pirateria" në Tiranë, një i arrestuar dhe dy të proceduar penalisht

Më: 24 maj 2017 Në ora: 09:10
Ilustrim

Seksioni për Krimin Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin para dy ditësh "Piraterira", ku si rezultat është bërë arrestimi në flagrancë i një personi.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se në pranga është vënë Lorenc Teranaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Trafik narkotikësh".

Ndërsa, mësohet se janë proceduar penalisht E. Th, 48 vjeç, dhe A. C, 40 vjeç, të dy banues në Tiranë,

Nga kontrollet e ushtruara në ambientet e përdorura për lojëra fatesh, nga personat sipërpërmendur, janë konstatuar edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Në ambientet në përdorim të shtetasit Lorenc Teranaj, janë gjetur:

- 6 aparatura elektronike lojërash fati

- 5 aparate trasmetues Dream Box (shërbejn për trasmetimin e ndeshjve në mënyrë pirate)

- 1 tavolinë pokeri 

Në ambientet në përdorim të E. Th. dhe A. C., janë gjetur:

- 10 aparate transmetues Dream Box (shërbejnë për transmetimin e ndeshjeve në mënyrë pirate)

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale, "Fshehja e të ardhurave", "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat