Dukuri e mistershme: 30 persona në spital me lotim dhe kruarje të syve, policia nis hetimin

Tirana

Dukuri e mistershme: 30 persona në spital me lotim dhe kruarje të syve, policia nis hetimin

Më: 28 maj 2017 Në ora: 10:35
Ilustrim

Një dukuri e pazakontë është shfaqur mbrëmjen e djeshme në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë: dhjetra persona janë paraqitur me simptomat e lotimit, kruajtjes dhe skuqjes së syve. Të gjitha kanë deklaruar se kanë qënë duke kaluar nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orët e vona të mbrëmjes.

Asnjë prej tyre nuk ka paraqitur gjendje të rëndë, por ata kanë marrë mjekimin dhe janë larguar.

Policia e Tiranës, menjëherë pas sinjalizimit nga spitali për këtë dukuri, ka nisur kontrollin e bulevardit dhe të zonës përreth Kryeministrisë për të zbuluar nëse aty është shpërndarë ndonjë lëndë që krijon të tillë gjendje tek kalimtarët: Lotim, skuqje dhe kruarje të syve.

Tashmë po priten analizat e mostrave të marra në vende të ndryshme për të zbuluar shkakun e kësaj situate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat