Bashkia e Tiranës: Do njihen të gjitha abonetë për autobusët urban

Tirana

Bashkia e Tiranës: Do njihen të gjitha abonetë për autobusët urban

Më: 29 maj 2017 Në ora: 18:15
Erion Veliaj ne transport rrugor

Bashkia e Tiranës sqaron qytetarët se do të njihen të gjitha abonetë për autobusët urban. Përmes një deklarate për mediat, Drejtori i Transportit dhe Trafikut Rrugor në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija, deklaroi se do të njihen të gjitha abonetë, të pajisura ose jo me pullë.

“Bashkia e Tiranës njofton qytetarët në vijim edhe të njoftimit të mëparshëm lidhur me elementet e sigurisë të kartelave të pajtimit të abonentëve se  formati i aprovuar përmban kartonin shoqërues si edhe abonenë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. 

Njoftojmë gjithashtu se edhe abonetë, të cilat kanë pullën si element shtesë sigurie, janë abone të vlefshme dhe që njihen në të gjitha linjat e transportit publik qytetas, siç janë edhe të përshkruara në pjesën e prapme të kartonit shoqërues”,  thekson Punavija.

Punavija u shpreh se Bashkia e Tiranës ka marrë masat që nga të gjitha linjat e transportit publik të hiqen njoftimet të cilat sollën dhe çorientimin e personave që duan të pajisen me biletat e pajtimit të aboneve.

Bashkia e Tiranës garanton se po monitoron në vijimësi situatën dhe i bën thirrje gjithë qytetarëve që të pajisen normalisht me kartelën e pajtimit mujor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat