Deklarata surprizë e Veliajt: Më besoni! Xhelal Mziu është më i mirë se Basha

Tirana

Deklarata surprizë e Veliajt: Më besoni! Xhelal Mziu është më i mirë se Basha

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 12:02
Kryebashkiaku Erion Veliaj

Në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit, Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri thirrje nga Kamza që të votojnë masivisht Edi Ramën dhe të shkëputen përfundimisht nga modeli i Xhelal Mziut dhe i Lulzim Bashës në gjumë.

Duke theksuar fuqinë që ka vota në zgjedhjet e 25 qershorit, Veliaj  deklaroi se oferta e Edi Ramës për të gjithë shqiptarët është për më shumë punë, zhvillim dhe mirëqenie. 

“Ndryshimin e kemi vetë në dorë për ta çuar dhe Kamzën me Shqipërinë që duam. Miqtë e mi, unë e njoh shumë mirë Edi Ramën, por di t’ju them nga bashkia e Tiranës, unë e njoh shumë mirë dhe Lulzim Bashën, nga puna e njoh shumë mirë edhe Xhelal Mziun. Më besoni, edhe Xhelal Mziu është më i mirë se Lul Basha, me gjithë problemet që ka edhe Xhelali është më i mirë se Lul Basha.  Po ju vjen një ofertë, oferta është e Edi Ramës për punë, për zhvillim, për mirëqenie, për shtet, oferta e Xhelalit dhe e Lulit është për gjumë. Kamza do zgjedhë punën, do zgjedhë zhvillimin. Nuk ka asnjë arsye pse Tirana të ecë përpara dhe Kamza të rrijë mbrapa. E kemi vetë në dorë”, deklaroi Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat