Tiranë, bllokohet votimi në një QV, përplasje mes komisionerëve

Tirana

Tiranë, bllokohet votimi në një QV, përplasje mes komisionerëve

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 09:19
Ilustrim

Shënohet incidenti i parë në qendrat e votimit pas nisjes së procesit dy orë më parë.
 
Incidenti është shënuar në shkollën “Dhora Leka” pranë fushës së aviacionit, në Tiranë në QV me Nr. 1886/1, ku ka pasur një konfrontim fizik mes komisionerëve, pasi disa persona kanë shoqëruar në ambientet e QV-së familjarët e tyre të moshuar për të votuar.

Procesi i votimi është ndërprerë për momentin, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë pa marrë më parë autorizmin nga KQZ. 

Është kërkuar ndërhyrja e KQZ-së për të zgjidhur situatën dhe rinisur procesin e votimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat