Nga 1 gushti aboneja nuk do t’ju pranohet nëse nuk ka një foto dhe të dhënat e personit

Tirana

Nga 1 gushti aboneja nuk do t’ju pranohet nëse nuk ka një foto dhe të dhënat e personit

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 20:29
Autobusë në Tiranë

Duke filluar nga data 1 gusht qytetarët e Tiranës nuk do mund të udhëtojnë dot në linjat e transportit qytetas me një abone e cila nuk do të mbartë një foto dhe të dhënat e personit.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ka ardhur në këtë vendim pasi u ndesh me shumë shkelje, ku një abone mujore përdorej nga më shumë se një person për të udhëtuar në linjat e ndryshme në kryeqytet.

Parametrat e fotografisë duhet të jenë 3×2.5cm, ndërsa te të dhënat shënohet: emri, mbiemër dhe ditëlindje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat